Aktualitet

Videoja e SEKSIT me ambasadorin, Artan hoxha: Tedi Blushi të thirret urgjentisht në Prokurori, po bëhet shantazh

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Blushi duhet të merret në pyetje.
Featured image of article: Videoja e SEKSIT me ambasadorin, Artan hoxha: Tedi Blushi të thirret urgjentisht në Prokurori, po bëhet shantazh Artan Hoxha dhe Tedi Blushi
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë thirrje që Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar, që sipas artikullit të publikuar nga “Koha Jonë”, Presidenca ka një video ku një ambassador kryen marrëdhënie me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Blushi duhet të merret në pyetje, bazuar në statusin që ka publikuar në rrjetet sociale, ku lajmëron publikimin e një videoje të fortë.

Urgjentisht të thirret, të merret në pyejte. Ai është zyrtar, ç’është kjo video që paralajmërohet, aq më tepër kur është kërcënuar dhe shantazhuar Gjykata Kushtetuese. Tedi Blushi flet si zyrtar i Presidencës dhe jo si gazetar. Unë them që po bëhet shantazh,”- tha Artan Hoxha.

Pasditen e sotme, në një artikull në “Koha Jonë”, Nikoll Lesi u shpreh se Meta ka në dorë një video ku një ambasador bën seks me një zyrtare të Ramës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment