Politike

Videoja e ‘nxehtë’, Hyseni: Meta si Gruevski! Gjata: Mund të jetë Dvorani me Ramën, i thotë…(VD)

Se çfarë do të ketë kjo video, apo edhe disa video siç thonë disa burime nga Presidenca, ende nuk dihet. Emisioni Opinion ka trajtuar pikërisht këtë çështje, këtë të hënë.
Përditësuar:

TIRANË– Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që sipas tij është një bandë që ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Se çfarë do të ketë kjo video, apo edhe disa video siç thonë disa burime nga Presidenca, ende nuk dihet. Emisioni Opinion ka trajtuar pikërisht këtë çështje, këtë të hënë.

Për deputetin socialist Alket Hyseni meraku i Presidentit është vetëm të godasë KED-në dhe kryetarin e saj.

Ky është qëllimi, që të merremi më një gjë që nuk e dimë se a do të jetë, apo ca do ketë. Meraku i Presidentit është sulmi ndaj KED, sulmi dhe shantazhi ndaj KED-së. Është një stil, Gruevski që filloi të shpallë armiq të popullit ambasadorë”, tha Alket Hyseni.

Për Çlirim Gjata nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të ketë kjo video, por ai nuk nguron të japë dhe një version: “Mund të jetë një video që ta zëmë : ky (Ardian Dvorani) i thotë Ramës, ta rregulloj unë atë punë”.

Pasditen e sotme, në një artikull në “Koha Jonë”, Nikoll Lesi u shpreh se Meta ka në dorë një video ku një ambasador bën seks me një zyrtare të Ramës. Sipas artikullit, ambasadori që është filmuar, do të shpallet non-grata nga presidenti pas Borchardt.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment