Aktualitet

‘Para marsh! Me-ri-ton’, VIDEOJA e famshme e djemve të ‘5 Majit’! Marjus Dema dhe Mehmet Qema ishin miq të shqiptarit që vuri rresht për një dhe ‘alarmoi’ ushtrinë greke

VIDEO
Myftari përmend edhe Marius Demajn, autorin e dyshuar të vrasjes dhe shokë të tjerë. Ai urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e moderatorit Meriton Mjekiqi, “ Me Ri Ton”, teksa ushtarët e përsërisin pa hezitim.
Featured image of article: ‘Para marsh! Me-ri-ton’, VIDEOJA e famshme e djemve të ‘5 Majit’! Marjus Dema dhe Mehmet Qema ishin miq të shqiptarit që vuri rresht për një dhe ‘alarmoi’ ushtrinë greke Videoja dhe viktima

TIRANË– Mehmet Qema, 27-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme dhe autori Marjus Dema ishin miq të shqiptarit që alarmoi ushtrinë greke, teksa detyronte ushtarët të përmendin emrin e moderatorit Meriton Mjekiqi.  Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Frenki Myftari, i cili ësht dorëzuar tashmë në polici.

Videoja e famshme e cila u bë virale në rrjet u publikua nga ky i fundit në janar të këtij viti, i cili kishte patur rol drejtues në një prej togave të ushtrisë greke në një repart. Në video, Myftari përshëndet shokët e tij “në lagjen 5 Maji”, një pjesë e të cilëve ishin ulur mbrëmë në tavolinën ku u vra Mehmet Qema.

Veç viktimës, Myftari përmend edhe Marius Demajn, autorin e dyshuar të vrasjes dhe shokë të tjerë.

“Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”, dëgjohet të thotë Myftari në video. Po ashtu ai urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e moderatorit Meriton Mjekiqi, “ Me Ri Ton”, teksa ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Videoja u bë virale në media më 15 janar me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë” dhe reagimet që pasuan ishin të shumta. Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke nisi një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase. Çështa u bë debat diskutimi edhe në parlamentin grek.

 


Lajmi kryesor: FOTOT+DETAJE/ Si u vra Mehmet Qema teksa lunate me shokët “Ruletën Ruse”, Marjus Dema provoi fatin dhe e qëlloi në zemër, më pas u ‘zhduk’. Shpallen në kërkim shokët që dëshmuan krimin, miq me Stresin, Marinin dhe Meriton Mjekiqin

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment