ITALI-Komuna e Krotonës (Crotone) ka dhënë alarmin e kuq për motin, pas një përkeqësimi të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura. Sakaq mendohet se do ketë një ciklon.
Reshje të mëdha shiu kanë ranë midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit duke krijuar shqetësime të mëdha dhe përmbytje në Crotone të Italisë. Qindra zjarrëfikse kanë ndërhyrë për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në makina.
Rrugët kryesore në Tufolo, Farina, Trafinello dhe Margherita janë të përmbytura. Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, siç raportojnë mediat vendase dhe situata në orët në vazhdim duket se do të vijë duke u përkeqësuar.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar operacionet e nxjerrjes së mjeteve të transportit.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Dosja.al
Video e plotë:
(k.a/dosja.al)