
GREQI– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e trishtë në Ekuador, ku Adriatik Tresa një shqiptar i njohur në botën krimit në shtetin amerikano-latin u ekzekutua ditën e djeshme në 5 të mëngjesit brenda shtëpisë së tij.

Adriatik Tresa u qëllua nga një skuadër e mirëfilltë policie. 4 ekzekutorët kanë hyrë të veshur si policë, duke paraqitur edhe një mandat kërkimi për tresën. Me fenelina policie, dy makina, të veshur me jelekët “POLICIA”, ata mundën të çanin rrethimin e hekurtë të bossit shqiptar të kokainës, që siç shihet edhe në pamje kishte mundur të ngrinte nivelin e jetesës, aty ku shumë të tjerë, shqiptarë nuk ia kanë dalë dot. Plot 6 herë u qëllua Adriatik Tresa, ndërsa në dhomën e ndenjes ku u qëllua me pushkë automatike, ndodhej edhe gruaja e Tresës, një shtetase ekuadoriane, që për fat të mirë, është lënë e qetë nga vrasësit.
Ekipi ishte plot 7 anëtarsh, të ndarë me role të mirëpërcaktuara. 2 ishin shoferë, 2 qendruan në vendin ku rrinë rojet, ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë në vilën e shqiptarit, duke e ekzekutuar.
(A.k.dosja.al)