Rajoni

VIDEO+FOTO/ Me syze të zeza 300 euro, kapele e këmishë të bardhë, si u arrestua Nikolla Gruevski

Syzet e diellit që Gruevski ka vendosur ditën e sotme pas arrestimit, kushtojnë 300 euro, çmim ky i deklaruar nga mediat maqedonase

HUNGARI- Dalin pamjet e shoqërimit pas arrestimit të ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.

Në video shihet, sesi Gruevski, i veshur me një këmishë të bardhë, syze dielli të zeza dhe kapele dielli, ecën i qetë drejt gjykatës në Budapest, ku do të merret për vendimi për ekstradimin e tij në Maqedoni.

Syzet e diellit që Gruevski ka vendosur ditën e sotme pas arrestimit, kushtojnë 300 euro, çmim ky i deklaruar nga mediat maqedonase. Shteti maqedonas e kërkon ish-kryeministrin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, është arrestuar pas disa muajsh i shpallur në kërkim, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski.

Gruevski ka dalë para gjykatës në Hungari ku do të vendoset nëse do të ekstradohet apo jo në Maqedoni. Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment