Sport

VIDEO/ “Zot” në tokë dhe në qiell, Maradona mbizotëron kudo… imazhi i legjendës shfaqet edhe në qiell

Një femër e re në moshë nga Entre Rios doli për të filmuar qiellin. Padashur kapi imazhin që formohej nga retë të Diego Armando Maradonës, duke qenë kopje identike dhe me numrin “10”
Featured image of article: VIDEO/ “Zot” në tokë dhe në qiell, Maradona mbizotëron kudo… imazhi i legjendës shfaqet edhe në qiell Imazhi i Maradonës

ARGJENTINË-Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona ka tronditur botën e futbollit e jo vetëm. Dita e gjatë e homazheve është mbyllur me varrimin e Diez, ndërsa nderimet i janë kryer në Casa Rosada, pallatin presidencial argjentinas, në Buenos Aires ku populli albiceleste i dha përshëndetjen e fundit heroit të saj. Sigurisht që në momente të tilla nuk mund të mungojnë edhe disa momente mistike që kërkojnë disa përgjigje.

Një e tillë vjen nga Argjentina, atje ku një femër e re në moshë nga Entre Rios doli për të filmuar qiellin. Padashur kapi imazhin që formohej nga retë të Diego Armando Maradonës, duke qenë kopje identike dhe me numrin “10”.E reja nuk e kishte vënë re këtë detaj të rëndësishëm dhe do të ishte një prej shokëve të saj që do të njoftonte se kishte kapur momentin që do të bënte xhiron e rrjeteve sociale.

Gjithçka është reale pasi retë qëndrojnë për pak sa të formojnë imazhin e Maradonës në qiell dhe më pas lëvizin për ta zhdukur atë. Disa besojnë se ishte imazhi i Diegos duke festuar një nga golat kundër Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 .“Zot” në tokë dhe në qiell, Maradona mbizotëron kudo…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment