Virale

VIDEO/ Zemër latine, prit edhe ca ditë! I riu kërcen hitin e ‘PITBULL’ te Sheshi Skënderbej, si e kapi mat polici Bashkiak, dridhet nga koka tek këmbët në orarin e ndaluar!

Në sfond kishte vendosur këngën “No Lo Trates” nga Pitbull, Daddy Yankee & Natti Natasha, derisa e kap në befasi duke kërcyer polici i Bashkisë.

TIRANË- Kufizimi i lëvizjes së këmbësorëve në Tiranë, iu ka hapur punë të gjithë policëve bashkiakë të cilët përveç gjobitjes së mjeteve dhe tregtarëve tani kanë për të gjobitur edhe këmbësorët.

Kështu e ka pësuar edhe djali që shihni në këtë video. Ai kishte zgjedhur të kërcente tek Sheshi Skënderbej, tashmë i zbrazur, pas orarit të lejuar që është ora 10:00.

Në sfond kishte vendosur këngën “No Lo Trates” nga Pitbull, Daddy Yankee & Natti Natasha, derisa e kap në befasi duke kërcyer polici i Bashkisë.

Pamjet janë komike dhe s’duhen humbur. Zemra latine e këtij të riu, padyshim është për t’u admiruar por duhet të presë edhe pak ditë…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

 

Shto Koment