Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Lezhë, polici i FNSH-së dërgoi të afërmin në aeroport, autorët e prisnin në autostradë

Autorët më pas janë larguar, dhe rrugës janë pikasur në një kamion të verdhë, i cili është identifikuar, ndërsa i riu, ka ecur i plagosur duke i dhënë mjetit edhe 500 metra dhe më pas ka dalë nga rruga, në një parcelë buzë autostrade.

TIRANE- Dosja.al sjell skemën paraprake të atentatit në Lezhë, ku u ekzekutua polici Xhulio Prela, pjesë e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rreth orës 01:20, Prela po kthehej nga Rinasi ku kishte përcjellë një të afërmin e tij në aeroport.

Më pas, ai është kthyer për në Lezhë me makinën e tij tip Volksvagen. Në këtë moment ai ka qenë në autostradën Milot-Lezhë, kur një automjet i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Autorët më pas janë larguar, dhe rrugës janë pikasur në një kamion të verdhë, i cili është identifikuar, ndërsa i riu, ka ecur i plagosur duke i dhënë mjetit edhe 500 metra dhe më pas ka dalë nga rruga, në një parcelë buzë autostrade.

Ai u qëllua tri herë, por plumbi fatal ka qenë ai që e ka prekur afër zemrës, duke i prekur një nga artieret kryesore që i ka shkaktuar dhe vdekjen. Policia po heton për vrasje për shkak të detyrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NDIQNI PAMJET NGA VENDNGJARJA:


Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka jetonte prej vitesh në Lezhë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment