Sport

VIDEO/Young Boys dyfishon shifrat, Tirana pothuajse e dorëzuar përballë zvicerianëve

Edhe pse kampionët e Zvicrës janë favoritë absolutë në letër, bardheblutë do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për mrekullinë.
Featured image of article: VIDEO/Young Boys dyfishon shifrat, Tirana pothuajse e dorëzuar përballë zvicerianëve Tirana-Young Boys

ZVICËR-Tirana luan “ndeshjen e jetës”  në Zvicër dhe një mrekulli në Bernë do t’i jepte për herë të parë mundësinë për të qenë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Europës. Edhe pse kampionët e Zvicrës janë favoritë absolutë në letër, bardheblutë do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për mrekullinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë 45 minutëshi i parë nuk ka shkuar mirë për skuadrën e Tiranës pasi në minutën e 42-të ekipi zvicerian shënoi me futbollistin Fasnacht. Young Boys e nis fraksionin e dytë të lojës ashtu siç e mbylli. Në minutën e 52-të sulmuesi Nsame dyfishoi shifrat i cili me portën e boshatisur nuk fali duke e shtyrë topin në rrjetë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment