SUEDI– Grupi suedez “MadMan’s Choice” ka vendosur të këndojë në shqip hitin “Xhamadoni vija-vija”.
Dy ditë më parë grupi ka publikuar versionin e ri të këngës pas një vizite që ka bërë në Kosovë. Suedezët kanë vizituar Rahovecin 2 vite më parë dhe aty ka lindur dashuria me shqiptarët.
Në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku dhe videon e realizuar nga Bujar Berisha ata kanë sjellë këtë version të ri të këngës së dashur për të gjithë shqiptarët.
(f.g./dosja.al)