Sport

VIDEO/ Vllaznia-Teuta ngecin në “Loro Boriçi”, Partizani hap sinjalet e parakalimit në Elbasan

Java e 31-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy përballje, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Apolonia.
Featured image of article: VIDEO/ Vllaznia-Teuta ngecin në “Loro Boriçi”, Partizani hap sinjalet e parakalimit në Elbasan Partizani

SHQIPËRI– Java e 31-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy përballje, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Apolonia.

VLLAZNIA-TEUTA 0-0

Kryendeshja e kësaj jave ishte takimi në “Loro Boriçi” aty ku dy kryesuesit e kampionatit detyrohen të dalin me një barazim që lë të pakënaqur dy skuadrat,por për mënyrën si shkoi takimi u duk më i drejtë. kuadrat kishin shumë frikë për të humbur dhe ishin të vëmendshme në mbrojtje.Teuta shkon në vendin e dytë në kuotën e 56 pikëve,ndërkohë që Vllaznia është në vendin e tretë në kuotën e 54 pikëve.

PARTIZANI-APOLONIA 1-0

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partizani merr kryesimin e Superiores. Në “Elbasan Arena” mjaftoi goli i Jasir Asanit në minutën e 76-të që të kuqtë të kryesonin. Një ndeshje e hapur dhe e bukur, me fierakët që janë përpjekur të bëjnë rezistencën edhe pse përballë një kundërshtari me kualitete, të cilët bën diferencën në fushën e lojës, duke i dhënë një fitore të çmuar në rrugën e titullit Partizanit që tashmë është në krye edhe falë barazimit në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës.

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment