
SHKODËR- Vllaznia vazhdon të arratiset drejt kreut të klasifikimit dhe tani është kampionia e vitit 2020, edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur shkodranët janë shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë. Në javën e 11-të të Superiores, Vllaznia fiton ndaj Skënderbeut me shifrat 5-1.
Gjithçka u duk e lehtë për kuqeblutë të cilët gjetën rrjetën vetëm pas 37 sekondash lojë me anë të Imerit. Në minutën e 35-të sulmuesi Ardit Hoxhaj dyfishoi shifrat, por nuk mbaron me kaq, pasi sulmuesi vlonjat shënoi edhe tri herë të tjera në minutat 42, 53 dhe 60-të.
Golin e vetëm për korçarët e shënoi Mensah pas një devijimi disi edhe me fat, ndërsa kjo ishte fitorja e 8 sezonale për shkodranët, që ngjiten kështu në krye të renditjes me 25 pikë.
E.Ç (Dosja.al)