
SHQIPËRI– Vllaznia vazhdon të fitojë dhe të blindojë pozitat në klasifikim. Shkodranët triumfojnë 3-0 përballë Kastriotit. Gjithçka ua bëri më të lehtë goli i Dungës në minutën e parë, teksa përballë Hidit nuk fal dhe shënon. Teksa pritej, reagimi i vendasve, Vllaznia gjen edhe golin e dytë me autor Dilaver që gjithashtu nuk fal në zonë.
Në vazhdim, miqtë menaxhuan mirë, por nuk kishin mbaruar ende me gola, pasi në fundin e pjesës së parë, Imeri gjen të papozicionuar Hidin dhe në këtë formë shënon golin e tretë. Në pjesën e dytë krutanët nuk mundën të bënin dot asgjë pavarësisht disa ngacmimeve të vogla,por që nuk sollën asgjë.
E.Ç (Dosja.al)