
FIER– Në letër ndeshja kundër Apolonisë do të ishte e lehtë për Vllazninë por që nuk rezultoi e tillë. Shkodranët fitojnë me shifrat 1-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Kuqeblutë u treguan cinikë pasi u mjaftoi vetëm një gol për të marrë 3 pikë përballë skuadrës së vendit të fundit.
Avantazhi do të vinte me anë të sulmuesit Ardit Hoxhaj në minutën e 40-të, një realizim që do të qëndronte në fuqi deri në përfundim të takimit.
E.Ç (Dosja.al)