Bota

Video virale/ Qenushi i rrëmben mikrofonin gazetares gjatë transmetimit live në Rusi

Gazetarja sapo kishte nisur raportimin e saj për ngrohjen e motit në Moskë kur u ndërpre papritur nga qenushi që mori mikrofonin me dhëmbë për të luajtur dhe më pas u largua bashkë me të.
Featured image of article: Video virale/ Qenushi i rrëmben mikrofonin gazetares gjatë transmetimit live në Rusi Nadezhda Serezhkina

RUSI– Një qenush është bërë viral teksa gjatë një transmetimi live ku gazetarja ruse, Nadezhda Serezhnika po jepte lajmet e motit, vrapoi drejt saj duke i rrëmbyer mikrofonin.

Gazetarja sapo kishte nisur raportimin e saj për ngrohjen e motit në Moskë kur u ndërpre papritur nga qenushi që mori mikrofonin me dhëmbë për të luajtur dhe më pas u largua bashkë me të.

Labradori nuk ndalonte megjithse Serezhnika, nisi ta ndiqte për të marrë mikrofonin. Ajo shihet më pas që vrapon duke ndjekur qenin, teksa i thotë “Ndalo, ndalo, kthehu këtu!”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rrjedhimisht Nadezhda arriti të marrë përsëri mikrofonin e saj dhe vazhdoi raportimin e motit, teksa qenushi qëndroi pranë saj. Në fund ajo shihet tek e përshëndet atë duke e përkëdhelur.

(d.a/dosja.al)

 

Shto Koment