Sport

VIDEO/ Verona i bën surprize të hidhur Juventusit, bardhezinjtë rikthehen edhe një herë në vitin 1989, ja për çfarë bëhet fjalë

Tri barazime në tri ndeshjet e fundit për bardhezinjtë (pa marrë në konsiderarë fitoren në tavolinë ndaj Napolit), që kuptohet qartë vuajnë mungesën e Cristiano Ronaldos
Featured image of article: VIDEO/ Verona i bën surprize të hidhur Juventusit, bardhezinjtë rikthehen edhe një herë në vitin 1989, ja për çfarë bëhet fjalë Juventus
Përditësuar:

ITALI– Verona i bëhet makth Juventusit në të dytën përplasje radhazi mes tyre. Në muajin shkurt, veronezët fituan 2-1 në “Bentegodi”, ndërsa në sfidën e fundit, për javën e pestë të Serisë A, barazuan 1-1 në “Allianz Stadium”. Një pjesë e parë që nuk u shënua asnjë gol edhe pse vlen të thekoshet se Morata ia doli të shënojë por ishte sistemi VAR që i mohoi festën sulmuesit.

Në të dytën Favilli shënoi për veronezët në minutën e 60-të. Bardhezinjtë i shpëtoi nga humbje blerja e verës, Kulusevski, i cili vallëzoi në zonën e Veronës, derisa gjeti momentin e duhur për të shkarkuar të djathtën, me topin që përshëndeti rrjetën.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tri barazime në tri ndeshjet e fundit për bardhezinjtë (pa marrë në konsiderarë fitoren në tavolinë ndaj Napolit), që kuptohet qartë vuajnë mungesën e Cristiano Ronaldos, i infektuar me COVID-19 dhe prej më shumë se një jave në karantinë. Juventus nuk ka qëndruar pa fitore për dy ndeshje radhazi të Serie A kundër Veronës që nga viti 1989.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “VIDEO/ Verona i bën surprize të hidhur Juventusit, bardhezinjtë rikthehen edhe një herë në vitin 1989, ja për çfarë bëhet fjalë

Shto Koment