Politike

Veliaj e shpjegon arsyen pse u shemb Teatri: Kur ulesh në uturak o e bën o çohesh thoshte gjyshja ime…

VIDEO
Prishja e Teatrit paska qenë një nevojë personale e Erjon Veliajt, që, jo vetëm nuk e ka harruar fjalën e gjyshes, por i ka shtuar edhe fjalën e babait politik, në zhvlerësimin që i bënte Teatrit.
Featured image of article: Veliaj e shpjegon arsyen pse u shemb Teatri: Kur ulesh në uturak o e bën o çohesh thoshte gjyshja ime… Erion Veliaj, Teatri

TIRANE– Pas 9 muajsh nga prishja e Teatrit Kombëtar, Erjon Veliaj ka treguar arsyen e vërtetë. I ftuar tek Top Story në News 24, është pyetur nga Sokol Balla, pse e prishi një momunet historic pa patur një letër nga Instituti i Monumenteve. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk gjeti asnjë argument ligjor. Në vend të ligjeve të Shtetit, solli ligjin e gjyshes, për të përligjur atë që mediat ndërkombëtare e quajtën “akt barbar”.

“Thoshte gjyshja ime, po u ule në uturak, o bëje o çohu. Ti nuk mund të rrish në uturak pa fund dhe të mos ketë asnjë produkt”, tha Veliaj, duke shpjeguar kështu se rrënojat e Teatrit – produkti që i solli Tiranës në 17 maj 2020, ishte i ngjashëm me produktin e fëmijëve në uturak.

Një argument i pakundërshtueshëm, që sfidon çdo ligj të bërë nga njeriu që nga Greqia e lashtë, perandoria Romake, e deri sot. Është ligji i natyrës, që nuk pyet për leje mjedisi, as për letër nga Instituti i Monumenteve. Prishja e Teatrit paska qenë një nevojë personale e Erjon Veliajt, që, jo vetëm nuk e ka harruar fjalën e gjyshes, por i ka shtuar edhe fjalën e babait politik, në zhvlerësimin që i bënte Teatrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të vetmet dyshime që mbeten tani, është nëse ky shkarkim i Veliajt mbi monumentin historik është bërë nga frika prej Edi Ramës, apo ishte i planifikuar si një proces i zakonshëm. Ndryshimi është se po të ketë qenë nga frika, pas 25 prillit nuk do kemi më shkarkime nevojash nëpër monumente historike, nëse është një proces i zakonshëm do duhet të presim edhe dy vjet.

(e.a/dosja.al)

Shto Koment