Kuriozitete

VIDEO/ Vdesin dy zebrat në Teksas pasi shpëtuan shtëpinë e pronarit të tyre

Dy zebra të cilat u ishin shitur një pronari në Teksas shëtuan shtëpinë e tij, u humbën dhe u kthyen në shtëpi ku më pas vdiqën brenda pak minutave.
Featured image of article: VIDEO/ Vdesin dy zebrat në Teksas pasi shpëtuan shtëpinë e pronarit të tyre Foto ilustruese, zebra

TEKSAS- Departamenti i Policisë së Re Branufels tha që dy zebra të cilat i ishin shitur një pronari në Teksas, para dy ditësh kanë arritur të shpëtojnë nga muri rrethues i shtëpisë së tij e cila po digjej, dhe kishin dalë në rrugë duke vrapuar.

Nga oborri i pronarit, ato ishin ndarë me njëra-tjetrën dhe njëra kishte kaluar lumin Guadalupe, ndërsa tjetra kishte vrapuar drejt rrugëve të qytetit.

Për fat të mirë zebra e cila kaloi në rrugët e qytetit u pa nga policia  arriti të çonnte forcat e emergjencës në vendngjarje. Por fatkeqësisht pak kohë pasi u kthye në shtëpi ajo vdiq.

Ndërsa zebra e dytë u kthye fillimisht mirë, dhe policia tha që pronarët morën masa paraprake për të parandaluar një arratisje tjetër, por kafsha u largua përsëri më vonë, të mërkurën në mbrëmje.

Departamenti i policisë tha për CNN se nuk ishte në dijeni se zebra e dytë kishte shpëtuar deri në orët e vona të së enjtes në mëngjes, por edhe ajo u gjet e vdekur në pronën e pronarit, jashtë rrethimit.

Ndërkohë policia raporton se nuk është mësuar akoma shkaku i vdekjes së dy  zebrave.

Burimi:  CNN 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment