Aktualitet

VIDEO/ Vazhdon masakra në Lumin Mat, i përfshirë edhe ish-deputeti socialist Ndue Kola, fadromat nxjerrin inerte 

Kjo ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone. Por, i përfshirë në këtë masakër nuk është vetëm biznesmeni i bekuar me puthje nga Rama, por edhe Ndue Kola, ish-deputet i Partisë Socialiste.
Featured image of article: VIDEO/ Vazhdon masakra në Lumin Mat, i përfshirë edhe ish-deputeti socialist Ndue Kola, fadromat nxjerrin inerte  Nxjerrja e inerteve nga lumi Mat

MAT- Dosja.al ka raportuar prej disa ditësh masakrën ekologjike që po ndodh në shtratin e Lumit Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” po kryen punime pa kriter. Kamionët dhe eksavatorët e kompanisë Salillari, çdo ditë, gërryejnë shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavorr.

Kjo ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone. Por, i përfshirë në këtë masakër nuk është vetëm biznesmeni i bekuar me puthje nga Rama, por edhe Ndue Kola, ish-deputet i Partisë Socialiste.

“Pamfleti” shkruan se janë rreth 15 skrepa të firmës “A.N.K.” dhe firmës “Bardhi Konstruksion”, që kanë shqyer e po vazhdojnë të shqyejnë 22 kilometër shtrat të lumit Mat, në 6 zona me 12 qëndra nxjerrje zhavorr e rërë.”

Më tej, mësohet se kompania nuk është e pajisur as me leje shfrytëzimi e as me leje mjedisore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë ndiqni pamjet: 

(f.g/dosja.al)

Shto Koment