Sport

VIDEO/Vazhdon dhuna në futbollin shqiptar, lojtarët vendas sulmojnë arbitrin, furgonat e policisë detyrohen të futen në fushë

Në takimin Albpetrol-Maliqi, shënjestër e dhunës ka qënë arbitri Erjon Bastari si dhe disa futbollistë të Maliqit
Featured image of article: VIDEO/Vazhdon dhuna në futbollin shqiptar, lojtarët vendas sulmojnë arbitrin, furgonat e policisë detyrohen të futen në fushë Foto Ilustruese

PATOS-Kategoria e Dytë vazhdon të prodhojë dhunë. Javën e kaluar ishte një futbollist i Adës së Velipojës që dhunoi një gjyqtar në takimin Gramshi-Ada. Edhe këtë javë në Patos, në takimin Albpetrol-Maliqi, shënjestër e dhunës ka qënë arbitri Erjon Bastari si dhe disa futbollistë të Maliqit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre shqiponja, për të shmangur një ngjarje të rëndë.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë foto dhe video ekskluzive nga ngjarja në Patos. “Na diskriminuan”, dëgjohet të thotë në sfond, mesfushori i Maliqit, Shkëlzen Take. Në pamje vërehen edhe forcat e shumta të policisë që shoqërojnë ekipin e Maliqit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment