Sport

VIDEO/ VAR dhe shtyllat kthehen në makth për Interin, Spezia e bllokon në misionin titull

Kështu, zikaltërit morën vetëm një pikë që gjithsesi u shkon për shtat në luftën për titull në krahasim me humbjen e Milanit
Featured image of article: VIDEO/ VAR dhe shtyllat kthehen në makth për Interin, Spezia e bllokon në misionin titull Inter-Spezia

ITALI-Në javën e 32-të të Serisë A Inter merr barazimin e dytë rradhazi. Pas Napolit me shifrat 1-1, këtë herë zikaltërit bllokohen me të njëjtin rezultat ndaj Spezia-s.

Në minutën e 12-të Farias do të kalonte në avantazh Spezian pas një gafe të Handanovic. Inter merr kontrollin e lojës dhe ia doli të shënojë në minutën e 39-të me anë të Perisic.

Në pjesën e dytë, Inter iu afrua disa herë golit, por në fund u ndalua nga dy herë nga shtylla e po aq herë nga VAR që anuloi golat e Lautaro Martinez dhe Lukakut në mbyllje të sfidës.Kështu, zikaltërit morën vetëm një pikë që gjithsesi u shkon për shtat në luftën për titull në krahasim me humbjen e Milanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment