Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
VIDEO/ “Vajza më kërkon të atin”, me lot në sy, gruaja e Sajmir Grekut që vdiq nën rrënoja tregon pengun: I s
4 Dhjetor 2019, 17:18Nga DOSJA
TIRANË– Me lot në sy bashkëshortja e Sajmir Grekut që humbi jetën bashkë me prindërit e tij nga tërmeti në Thumanë ka nisur të rrëfehet. Nga Sajmiri i kanë mbetur vetëm kujtime të bukura. Ndërsa ka një merak të madh për vajzën e vogël që ende thërret babi, të rritet mirë. Nga strukturat e shtetit është e zhgënjyer deri tani askush nuk e ka kontaktuar.
Kjo është Klotilda Greku bashkëshortja e Sajmirit që së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë. Klotildës sot i kanë mbetur vetëm kujtimet. Ajo me lot në sy tregon se si u njohën dhe se sa të lumtur ishin.
“Ne jemi njohur kur unë kam qenë studente në shkollë dhe ai punonte. Unë Sajmiri, vajza dhe dy prindërit jetonim në një shtëpi. Kemi qenë një familje e lumtur, kemi jetuar në një harmoni të madhe dhe kjo ishte një lumturi që Zoti nuk deshi që ta jetonim në tutje ne”, shprehet mes lotësh Klotilda.
Çifti Greku ka sjellë në jetë këtë vajzë që është shumë e vogël për të kuptuar gjëmën që I ka ndodhur. E ëma me zërin që I dridhet tregon se e vogëlushja e thërret vazhdimisht babain e saj.
“Vajza e ndjen shumë mungesën e të atit, nuk ka ditë që ajo nuk e përmend. Një veprim që bën vëllai im, apo dikush tjetër në shtëpi asaj i kujtohet që e ka bërë edhe i ati dhe shikon fotografitë e tij në telefon, i qesh fytyra kur i shikon. E ndjen edhe ajo mungesën e tij, këto ditë ka qenë shumë mërzitur, vetëm qan, si duket edhe ajo e ndjen mungesën”, thotë Klotilda.
Klotilda pas humbjes së jetës së bashkëshortit po qëndron tek prindërit në një fshat të Peshkopisë. Asnjë zyrtar nuk është takuar me të apo e ka telefonuar.
“Nga institucionet shtetërore deri më tani nuk kam pasur ndonjë lajm ose ndonjë telefonatë, përveç këtyre gjërave që janë thënë edhe në Tv”, shprehet ajo.
Ajo në këto kushte, kërkon që shteti t’i vijë në ndihmë se në Thumanë s’i ka mbetur më asgjë. Për Klotildën meraku më i madh është që vajza të rritet siç e meriton pasi i ati i saj që ndërroi jetë punonte shumë që asaj mos i mungonte asgje.
“Doja vetëm të kisha një vend ku të rrija me gocën që ajo të rritet sic duhet”. Klotilda dhe vajza e saj kanë qënë me fat se ditën kur ra tërmeti nuk ndodhej në Thumanë por tek prindërit e saj.
DURRËS– Vangjush Dako, njeriu që drejtoi për 12 vite Bashkinë e Durrësit, kohë në të cilën u ndërtuan edhe dhjetëra hotelet që u shembën gjatë tërmetit të ...
KRUJË– Kulla e Kalasë së Krujës rrezikon të shembet dhe i është vënë shiriti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo kullë prej kohësh është konstatuar s...
SHKODËR– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin S...
TIRANË– Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj hedh përgjegjësinë mbi Ministrinë e Brendshme në lidhje me vdekjen e oficerit Bajram Hajdarmataj që n...
GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...
DURRËS– Rrëfime tronditëse vijojnë të vijnë nga familja Lala, aty ku prej mëngjesit të 26 nëntorit ka pllakosur dhimbja, trishtimi dhe zia, ndërsa e ...
Durrës- Për shpërthimin e kontrolluar për shembjen e banesave në Shkozet, që pritet të zhvillohet në orën 15:00, do të bllokohet për pak minuta, autostrada Tira...
Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston...
Tërmeti i 26 nëntorit është ndjerë i fortë dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale në fshatin Shkallë në Manzë të Durrësit. Abc News ishte në shtëpinë e &cced...
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar 4 persona, pasi i ka kapur gjatë një operacioni me 525 gram kokainë në makinë. Sipas një njoftimi bëhet me dije se s...