Bota

Video/ Vajza arrestohet pasi vendos të kërcejë Twerk mbi makinë, gjatë trafikut rrugor

Policia e qytetit të Nashville, e arrestoi 23-vjeçaren me akuzën e shpërqëndrimit të shoferave në automjetet e tjera, dhe rrezikun për t'u bërë burim aksidenti.
Featured image of article: Video/ Vajza arrestohet pasi vendos të kërcejë Twerk mbi makinë, gjatë trafikut rrugor

TENNESEE- Myscellent Christina Shelton-Cox, 23 vjeç nga Tennesse, është filmuar pasi kishte hypur mbi makinë, dhe po kërcente në mënyrë provokuese gjatë trafikut rrugor të qytetit.

Pasi veprimet e saj u vunë rë nga patrulla e policisë rrugore, ajo menjëherë u ndalua.

Policia e qytetit të Nashville, e arrestoi 23-vjeçaren me akuzën e shpërqëndrimit të shoferave në automjetet e tjera, dhe rrezikun për t’u bërë burim aksidenti.

Policia deklaroi se veprimet e vajzës ishin të pasigurta, dhe kishin një rrezik të madh, pasi ajo mund të binte nga makina, dhe të shtypej nga automjetet e tjera pranë saj.

Gjithashtu policia tha se kërcimi i saj , po bënte që shumë shoferë të shpërqëndroheshin nga vozitja e makinës, dhe të krijohej më tepër trafik seç ishte tashmë.

Gjithësesi, Christina u shpreh se ajo nuk kishte për qëllim të thyente asnjë ligj, dhe se ajo thjesht po kalonte një kohë të mirë me shoqërinë e saj.

Burimi:Metro.Uk

E.C/Dosja.al

Shto Koment