
Elvana Gjata njihet për shoqërinë e saj të ngushtë me aktorin e humorit Mamaqin, por mesa duket realizimi i filmit ‘Dy gisht mjalt’ e ka forcuar dhe më tej marrëdhëniet shoqërore mes tyre.
Ata kanë ndarë shumë kohë bashkë në realizimin e projektit dhe janë bërë si një familje me njëri-tjetrin.
Këngëtarja ka ndarë një urim në Instagram për Ermalin e ngjitur shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vllai. Jam krenare për ty!”
Bashkë me urimin, Elvana ka postuar edhe disa nga sekuencat më të bukura nga komedia romantike ‘Dy gisht mjalt’, e cila pritet të shfaqet në të gjitha kinematë me 28 mars.
(R.L/Dosja.al)