Aktualitet

VIDEO/ Ulërima dhe lot në familjen Dakuci në Klos, pamje nga vendi ku u vranë 3 persona

Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjares për të tërhequr trupat dhe familjarët kanë shpërthyer në ulërima dhe lot.

KLOS- Tre persona humbën jetën sot në Klos, pas një konflikti në familje për pronën. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ka qenë Sali Dakuci ai që ka qëlluar me armë mbi vëllanë dhe nipin e tij duke i lënë të dy të vdekur.

Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjares për të tërhequr trupat dhe familjarët kanë shpërthyer në ulërima dhe lot.

Në videon e siguruar nga Dosja.al dëgjohen ulërimat e disa grave si dhe momentet e futjes me barrelë të trupit të pajetë në ambulancë për t’u dërguar në spital nga ku do të bëhen ekzaminimet përkatëse nga ekspertiza.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Klos. Dy vëllezërit u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie, pikërisht për një gardh. Pas këtij sherri humbën jetën Kujtim Dakuci dhe djali i tij, Flogert Dakuci. Pas krimit autori, Sali Dakuci vrau veten.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment