Sport

VIDEO/ Turpërim, dramë apo rastësi, konsiderojeni si të doni! Ekipi modest “flak” nga Kupa Bayern Munich

Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Holstein Kiel u tregua më e saktë, duke shënuar 6 kundër 5 të Bayern-it
Featured image of article: VIDEO/ Turpërim, dramë apo rastësi, konsiderojeni si të doni! Ekipi modest “flak” nga Kupa Bayern Munich Holstein Kiel
Përditësuar:

GJERMANI- Skuadra e Holstein Kiel ka tronditur Bayern Munich, duke fituar me penallti dhe duke e eliminuar kështu nga Kupa e Gjermanisë.90 minutëshi përfundoi me shifrat 2-2, një rezultat surprizë. Fillimisht takimi nisi mirë për bavarezët në minutën e 14-të,ndërsa Bartels për ekipin modest barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, pikërisht kur po kronometrohej minuta e 48-të Sane kaloi në avantazh skuadrën bavareze, ndërsa kur gjithçka u duk se ekipi i Hansi Flick e kishte suksesin e garantuar, Wahl për ekipin e Holstein Kiel barazoi shifrat në 2-2.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Kiel u tregua më e saktë, duke shënuar 6 kundër 5 të Bayern-it.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment