Kuriozitete

VIDEO/ Trupi i kërrusur, gishtat e ngrirë, ja si do të jetë njeriu i 2100-ës, shkencëtarët nxjerrin projeksionin

Muskujt e qafës do jenë të spostuar më poshtë nga qëndrimi i kokës ulur mbi telefon, ndërsa brrylat do jenë të hapur në 90 gradë dhe gishtat do jenë të hapur, fiks në formën për të mbajtur telefonin celular.

Shkencëtarët e grupit  “Maple Holistics” kanë realizuar projeksionin e trupit të njeriut të vitit 2100, në versionin 3D.

Italiania “La Republicca”, ka publikuar videon, ku shihet sesi shpina do të jetë e kërrusur për shkak të qendrimit me orë të gjata para kompjuterit.

Muskujt e qafës do jenë të spostuar më poshtë nga qëndrimi i kokës ulur mbi telefon, ndërsa brrylat do jenë të hapur në 90 gradë dhe gishtat do jenë të hapur, fiks në formën për të mbajtur telefonin celular.

Dhe ndryshimin më të madh nga qëndrimi me orë të zgjatura mbi telefon, do ta pësojnë sytë. Mund të kemi dy qepalla në mënyrë që t`i bëhet ballë dritës së fortë të telefonit dhe pajisjeve të tjera.

Një projeksion ky shumë larg njeriut të sotëm, me trup dhe shtyllë kurrizore që qëndron drejt, por s’kemi çfarë të themi më shumë. Fatmirësisht nuk do të jemi ne këto trupa.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment