Bota

Video/ Treni i mallrave përfshihet nga flakët në Angli,nuk ka të lënduar

Incidenti kishte ndodhur pranë stacionit të trenit Dunton Green dhe direkt janë lajmëruar autoritetet përkatëse të Kent
Featured image of article: Video/ Treni i mallrave përfshihet nga flakët në Angli,nuk ka të lënduar Treni i perfshire nga flaket

ANGLI-Një zjarr i madh ka shpërthyer në një tren mallrash ditën e sotme rreth orës 5 të mëngjesit, afër qytetit të Sevenoaks në Kent të Anglisë.

Incidenti kishte ndodhur pranë stacionit të trenit Dunton Green dhe direkt janë lajmëruar autoritetet përkatëse të Kent ku gjashtë makina të zjarrfikësve u mobilizuan në vendin e ngjarjes, së bashku me agjencitë e tjera dhe shërbimet e urgjencës, para se zjarri të shuhej përfundimisht rreth orës 7 të mëngjesit sipas DailyMail.

Deri më tani nuk u raportua për lëndime dhe shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimi zjarrfikës u ka kërkuar njerëzve në zonë të mbyllin dritaret dhe dyert për shkak të tymit dhe të shmangin zonën nëse është e mundur.

Mosfunksionimi i shërbimit të trenave pritet të zgjasë të paktën deri në orën 12:00 pasi të gjitha trenat midis Orpington dhe Sevenoaks u pezulluan. Autobusët zëvendësues hekurudhorë vazhdojnë të operojnë.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment