Aktualitet

Nën temperatura të ulta dhe të lidhur me zinxhirë, dhunohen kafshët në Pogradec 

Edhe pse shumë masa ndërgjegjësuese janë ndërmarr, njerëzit sërish vazhdojnë të keqtrajtojnë kafshët.

POGRADEC- Dhunimi i kafshëve mbetet një nga hallkat kryesore të shoqërisë sonë. Edhe pse shumë masa ndërgjegjësuese janë ndërmarr, njerëzit sërish vazhdojnë të keqtrajtojnë kafshët. Disa video të cilat ka publikuar Animal Rescue Albania shihet shumë qenë të lidhur më zinxhinë jashtë në temteratura nën zero. Videot janë regjistruar në qytetin e Pogradecit.


Postimi i plotë:

Nese ka nje vend simbol ne vrasjen dhe trajtimin monstruoz te qenusheve qe kemi hasur gjate gjithe eksperiences tone ne ndihme te kafsheve, ky eshte Pogradeci. Kemi dokumentuar vete se si Bashkia kishte punesuar nje person qe kapte dhe transportonte qenushet ne nje ish magazine ne periferi larg qytetit, e ku aty, ne ambiente tmerri qe vetem neper filma i kishim pare me pare, qenushet mbaheshin here lidhur e here zgjidhur, pa ushqim, te zhytur mes fekalesh, me tmerrin ne syte e tyre qe nuk mund te harrohet kurre. Qen te semure, kelyshe pa sy, derra e kuaj qe therreshin ne te njejtin ambient, sdo mund te na largohet kurre nga mendja. Arritem te largonim rreth 35 qen, ne temperaturen -12 grade dhe ne nje debore qe na paralizonte duart dhe mjetet për te levizur. Morem premtimin nga Bashkia se kjo situate nuk do perseritej me, por ashtu sic edhe nuk kishim asnje dyshim, thjesht sa liruam vendin per shume e shume qenushe te tjere.

Sot pas 4 vitesh, jemi perpara nje situate thuajse identike. Nje tufe qensh te hedhur anes rruges, te ngrire nga i ftohti qe i mori jeten, pasi ishin lidhur ne nje prej rreth 40 trungjeve qe mbanin te lidhur ne mes te fushes rreth 40 qen, pa ushqim, pa uje, qe prisnin vdekjen nen debore e akull. Personi, nje tjeter ish punonjes i Bashkise Pogradec, nje tjeter monster qe per arsye te perfitimit te disa kileve ushqim per qent, qe ja jepte derrave, mbante dhe torturonte qent qe kapte ne qytet. Bashkia reagoi. Bashkia u zotua se ska gisht. Bashkia publikoi nje kallezim penal. A duhet besuar bashkia Pogradec? Ne nuk e dime se cfare ka ndodhur ne te vertete, por nje detaj bie ne sy ne reagimin e bashkise. Megjithese ata shprehen te indinjuar ne reagimin e tyre, megjithese ne komunikime private ata e identifikojne fajin te ish punonjesi i tyre, ata perseri, depozitojne nje kallezim anonim, pa emer e mbiemer. Ky veprim sigurisht tregon se me se paku ata nuk e kane deshiren ti shkojne ne fund kesaj historie. Megjithate reagimi juaj, beri qe ata te tremben, te levizin, mbase te ndalen. Urojme qe keto skena nuk do te perseriten serisht, urojme megjithese nuk mundemi ta besojme kete gje. Ju lutemi reagoni, denonconi. Zeri juaj i tremb

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

(I.A/dosja.al)

Shto Koment