Aktualitet

VIDEO/ Tirana nën pushtetin e ujit, Lana del nga shtrati. Rrugët përmbyten nga reshjet e dendura të shiut

VIDEO
  • Përmbytet dhe Parku Rinia që kushtoi 1 miliard Lekë, aktori publikon pamjet: Bashkia ka hapur pishinat
  • Lumi Lana ka dalë nga shtrati dhe shumë rrugë kanë qenë për minuta të tëra nën pushtetin e ujit.
    Featured image of article: VIDEO/ Tirana nën pushtetin e ujit, Lana del nga shtrati. Rrugët përmbyten nga reshjet e dendura të shiut Përmbytjet në Tiranë

    TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu. Që prej paradites koha ka qenë me vranisira, por në drekë nisën reshjet e shiut, duke sjellë dhe përmbytje në shumë rrugë.

    Lumi Lana ka dalë nga shtrati dhe shumë rrugë kanë qenë për minuta të tëra nën pushtetin e ujit. Kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al ku shihet se Lana ka pasur prurje si rralë herë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Lana

    Uji ka dalë nga shtrati tek zona e Pallatit me Shigjeta, një zonë kjo që ka probleme sa herë që bien reshje të dendura në Tiranë.

    Lana

    Por probleme ka pasur dhe në rrugë të tjera, ku pusesat e bllokuara kanë bërë që rrugët dhe trotuarët të mbulohen nga uji dhe qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve të vështirësohet shumë.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment