Sport

VIDEO/ Tirana vazhdon me luhatjet, Skënderbeu i merr pikë, Teuta vuan ndaj Apolonisë por…

Teuta harron 6 barzimet rradhazi dhe rikthehet të fitojë kundër Apolonisë me shifrat 1-0.Tirana ndal hapin në momentin që nuk duhej. Bardhelutë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut
Featured image of article: VIDEO/ Tirana vazhdon me luhatjet, Skënderbeu i merr pikë, Teuta vuan ndaj Apolonisë por… Skënderbeu-Tirana

SHQIPËRI– Tirana ndal hapin në momentin që nuk duhej. Bardhelutë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut. Sfida zhvilluar në Korçë foli për vendasit të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Marës vetëm pak para fundit të pjesës së parë.

Në minutën e 66-të Tirana mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Ismailgecit.Megjithatë kryeqytetasit reaguan mirë dhe arritën të rikthejnë baraspeshën me anë të kapitenit Batha, ndërsa deri në fund i shkuan pranë edhe golit të fitores, por nuk ia dolën të marrin 3 pikët në transfertën korçare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teuta harron 6 barzimet rradhazi dhe rikthehet të fitojë kundër Apolonisë me shifrat 1-0.
Durrsakët ende vuajnë ngërçin psikologjik pasi ende nuk dalin në lojën e tyre pavarësisht elementëve që zotëron klubi durrsak. Golin e vetëm të takimit e shënoi Lorenco Vila në pjesën e parë, duke ngjitur në vendin e 4-të skuadrën në kuotën e 13 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment