Sport

VIDEO/ Tirana shënon por barazimi zgjat tre minuta, Marku i bën surprizë të hidhur bardhebluve

Trajneri i kryeqytetasve Nevil Dede bën debutimin në stol dhe kërkon me patjetër fitoren, ndërsa tekniku Brdardic nuk ka ndryshuar formacionin bazë duke u besuar të njëjtëve futbollistë që ka aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në kampionat
Featured image of article: VIDEO/ Tirana shënon por barazimi zgjat tre minuta, Marku i bën surprizë të hidhur bardhebluve Vllaznia-Tirana

SHKODËR– Ka filluar në orën 16:45, klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Trajneri i kryeqytetasve Nevil Dede bën debutimin në stol dhe kërkon me patjetër fitoren, ndërsa tekniku Brdardic nuk ka ndryshuar formacionin bazë duke u  besuar të njëjtëve futbollistë që ka aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në kampionat.

Një pjesë e parë që ka përfunduar në favor të Vllaznisë. Realizimi i vetëm në këtë fraksion erdhi nga Marku në minutën e 28-të. Mesfushori nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë,ndërsa vetëm 2 minuta nga përfundimi i së parës Grent Halili nuk shënon dot pasi shtylla i mohon festën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pjesën e dytë Tirana e nis me marshin e katërt, vetëm disa sekonda nga rifillimi i ndeshjes në një aksion model, Muci shënon golin e barazimit, duke e bërë ndeshjen akoma e më interesante. Zgjat vetëm 3 minuta barspesha, Herlad Marku, realizon me një predhë nga distanca duke shtngur portierin bardheblu.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment