Sport

VIDEO/ Tirana nis të marrë formë, bardheblutë marrin fitoren e dytë rradhazi dhe i ushtrojnë presion kreut

Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Ndërkohë, Apolonia mbetet e parafundit me pesë pikë
Featured image of article: VIDEO/ Tirana nis të marrë formë, bardheblutë marrin fitoren e dytë rradhazi dhe i ushtrojnë presion kreut Tirana

TIRANË-Tirana gjen fitoren e dytë në kampionat. Bardheblutë fitojnë ndaj Apolonisë me shifrat 3-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një pjesë e parë që u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, ofensiva bardheblu u shfaq më konkrete. Në minutën e 49-të Ismajlgeci zhbllokoi shifrat duke shfrytëzuar një goditje të devijuar nga Muçi.

Sakaq, për të gjetur golin e qetësisë mendoi Batha pas një asisti perfekt të Muçit. Në fund, talenti i bardhebluve mendoi për të shënuar edhe vetë teksa shënoi të tretin duke shfrytëzuar edhe një dalje të pamenduar të portierit Harizaj. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Ndërkohë, Apolonia mbetet e parafundit me pesë pikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment