Sport

VIDEO/ Tifozja e ndjek me vrap, nëna e sulmuesit të njohur nuk e ndalon makinën

Nëna e lojtarit të njohur të Real Madrdit injoron tifozen e vogël e cila kishte veshur veshje tradicionale dhe kërkonte një autograf nga sulmuesi.
Featured image of article: VIDEO/ Tifozja e ndjek me vrap, nëna e sulmuesit të njohur nuk e ndalon makinën Kubo me të ëmën në makinë

JAPONI- Lojtari i njohur i Real Madridit, Takefusa Kubo ka treguar se jeta e tij tashmë ka ndryshuar totalisht krahasuar me disa kohë më parë.

Në një video të bërë virale, Kubo është parë në makinë me nënën e tij, e cila po drejtonte makinën  për të çuar të birin në stërvitjen e përditshme.

Teksa ajo ka kaluar me makinë në një nga rrugët e qyetetit të Valdedebas, ku një grup tifozësh ishin mbledhru pranë vendit ku 18-vjeçari zhvillon stërvitje, është parë që një vajzë e vogël e cila mbante një veshje tradicionale japoneze, në kërkim të një autografi nga sulmuesi ka varpuar, por më kot pasi nëna e Kubos, nuk e ka marrë parasysh aspak.

Ndoshta veshja e saj tradicionale i ka lënë një përshtypje jo të mirë, gjë që e ka tërhequr, nënën e 18-vjeçarit.
A.C/Dosja.al

Shto Koment