Sport

VIDEO/ Tifozët e klubit të Serie A në protestë, ia dalin të bllokojnë prishjen e stadiumit

Me flakadanë në duar dhe banderola, ata u takuan me menaxherin e përgjithshëm të klubit Xho Barone
Featured image of article: VIDEO/ Tifozët e klubit të Serie A në protestë, ia dalin të bllokojnë prishjen e stadiumit Foto Ilustruese

FIRENCE-Mijëra tifozë të Fiorentinës arritën ditën e sotme të bllokonin prishjen e stadiumit të Firences “Artemio Franchi”. Tifozët e ekipit të purpurt u takuan në parkingun e Coop of Ponde me skutera, makina, flamuj dhe shalle të Fiorentinës.

Tifozët e Fiorentinës

Dhjetra makineri të rënda kishin mbërritur në stadium për të prishur impiantin, por tifozët protestuan dhe kërkojnë që të ndërtohet një impiant i ri në një terren tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me flakadanë në duar dhe banderola, ata u takuan me menaxherin e përgjithshëm të klubit Xho Barone. Pas negociatave, buldozerët u larguan nga stadiumi “Artemio Franchi

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment