Sport

VIDEO: “Thesari” i futbollit gjerman shënon dopietë kundër ekipit të Rashicës

Havertz shënoi me një goditje të saktë me kokë duke mposhtur portierin vendas në një stadium të zbrasur
Featured image of article: VIDEO: “Thesari” i futbollit gjerman shënon dopietë kundër ekipit të Rashicës Kai Havertz

Bayer Leverkusen ka një thesar. Skuadra e “Aspirinave” ka kaluar në avantazh në transfertën kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës. Autori i golit është Kai Havertz, i cili po tregon gjithnjë e më shumë se është një ndër lojtarët më të mirë gjermanë.

Mesfushori ofensiv dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27′. Havertz shënoi me një goditje të saktë me kokë duke mposhtur portierin vendas në një stadium të zbrasur.

Vendasit reaguan shumë shpejt me anë të Gebre Selassie. Ky i fundit barazoi në minutën e 30′, ndërsa nuk ka zgjatur shumë festa e vendasve, pasi magjiku Havertz ka shënuar dhe golin e radhës për 1-2.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment