Sport

VIDEO/ Teutës i shpërthen “Granada” në dorë, durrsakët turpërohen dhe eleminohen në raundin e dytë nga skuadra spanjolle

Merr fund kështu edhe ëndrra europiane e Teutës, që i jep fund aventurës në në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ndonëse duhet theksuar se përballë kishte një kundërshtar të një niveli mjaft të lartë
Featured image of article: VIDEO/ Teutës i shpërthen “Granada” në dorë, durrsakët turpërohen dhe eleminohen në raundin e dytë nga skuadra spanjolle Teuta-Granada

DURRËS- Teuta nuk mundi të bëjë një tjetër surprizë në Europa League, pasi u mposht me rezultatin e thellë 0-4 nga spanjollët e Granadës dhe i dha fund aventurës në Kupat e Europës në turin e dytë eliminator.Goli i parë erdhi që në minutën e 5-të, kur pas një shpërthimi në krahun e majtë, Kennedy krosoi në zonë dhe gjeti të lirë sulmuesin Soldado, i cili i pa shqetësuar nga mbrojtja e Teutës, gjuajti saktë me të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më vonë erdhi një tjetër gabim i durrsakëve në mbrojtje, këtë herë me Fabian Beqajn që dorëzoi topin te kundërshtari dhe Soldado i ktheu reston brazilianit Kennedy, i cili shënoi golin e dytë për spanjollët.Në minutën e 31-të, nga një goditje dënimi pa shumë pretendime, Kennedy uli bukur topin në zonë për Herrerën dhe ky i fundit shënoi edhe golin e tretë, duke vënë në kasafortë suksesin e spanjollëve.

Në pjesën e dytë spanjollët shënuan edhe golin e katërt, sërish me autor Herrerën.Merr fund kështu edhe ëndrra europiane e Teutës, që i jep fund aventurës në në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ndonëse duhet theksuar se përballë kishte një kundërshtar të një niveli mjaft të lartë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment