Sport

VIDEO/Teuta “mbyt” Skënderbeun në Durrës dhe blindon pozitat për në Europë

Nëse e para përfundoi me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta të lojës ka qenë Sherif Kallaku ai që ka zhbllokuar shifrat, duke nisur kështu festën te Teuta
Featured image of article: VIDEO/Teuta “mbyt” Skënderbeun në Durrës dhe blindon pozitat për në Europë Teuta-Skenderbeu

DURRËS– Ka përfunduar edhe ndeshja e mbrëmjes mes Teutës dhe Skënderbeut. Janë durrsakët ata që dalin me 3 pikët nga “Niko Dovana“. Ndeshja nisi vrullshëm nga vendasit që rrezikuan disa herë portën e juglindorëve. Kallaku do të trondiste traversën nga goditja e dënimit, ndërsa më vonë do të ishte Koliçi ai që do të bënte heroin me pritjen e tij.

Nëse e para përfundoi me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta të lojës ka qenë Sherif Kallaku ai që ka zhbllokuar shifrat, duke nisur kështu festën te Teuta.

 

Dedikimi shkonte i gjithi për Emiljano Vilës, i cili humbi babain e tij pak ditë më parë. Teuta merr kështu fitoren ndaj Skënderbeut dhe bashkë me të edhe vendin e 3-të në kampionat, që është edhe objektivi i skuadrës për këtë sezon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

 

Shto Koment