Sport

VIDEO / Teuta e pandalshme, marshon në krye, Vllaznia mund Bylisin në Ballsh

Kukësi fiton me Apoloninë duke i mbyllur përfundisht llogaritë me Kategorinë Superiore, Laçi ngec në barazim me Skënderbeun
Featured image of article: VIDEO / Teuta e pandalshme, marshon në krye, Vllaznia mund Bylisin në Ballsh
Përditësuar:

TIRANE – Teuta nuk njeh ndalesa në këtë sezon. Në këtë javë të 33-të të Superiores djemt e Edi Martinit kanë fituar 1-2 në transfertë ndaj Kastriotit në një ndeshje mjaft të rendësishme për të mbajtur kreun e Superiores.
Në mbyllje të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 42-të ka qenë Lorenco Vila ai që ka zhbllokuar takimin. Emiliano Vila lëviz bukur në krahun e djathtë, kroson në zonë dhe aty Lorenco Vila mes mbrojtësve Shkalla dhe Çela, bën një lëvizje fantastike, duke kontrolluar topin dhe goditur për të tundur rrjetën e portës së mbrojtur nga Hidi.

E gjithë loja ka qenë e dominuar nga durrsakët, të cilët me fillimin e pjesës së dytë dyfishojnë shifrat e avantazhit, këtë herë me Djevi Bregun. Kuro kroson në zonë, topi devijohet nga Shkalla dhe shkon te Bregu, që lihet totalisht i lirë dhe gjuan fluturimthi me të djathtën, duke mposhtur Hidin dhe 0-2 për Teutën.

Për një çast Kastrioti arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 78-të me Rezin, duke i çuar shifrat në 1-2, por me këto shifra u mbyll takimi.

Edhe Vllaznia ka dale fiuese në maloren e fortë të Ballshit, duke fituar me shifrat minimale 0-1. Goli i avantazhit u shënua në mbyllje të pjesës së pare, pikërisht në minutën e 38-të. Marku nga këndi harkon në zonë, Avdiaj me kokë e dërgon në rrjetë

Më këtë fitore edhe kuqeblutë mbajnë të njëjtin ritëm me kryesuesen Teutën, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titull në 3 javët e fundit të Kategrisë Superiore, ndërkohë që Bylisi e sheh veten gjithmonë e më tepër në zonën e ftohtë.
Laçi nuk shon dot më tepër se një barazim me Skëndërbeun në fushën e tij duke humbur sërish terren me kryesueset e klasifikimit, që kanë fituar dhe i shkëputen në këtë fund sezoni.
Ndërkohë Kukësi duket të ketë bërë kthesën e rezultateve edhe pse me vonesë, por të paktën për t’iu shmangur grupit që po lufton për zonën e ftohtë dhe të “play out”. Këtë javë të 33-të skuadra e Josës fitoi ndaj Apolonisë së vendit të fundit 0-3, që tashmë i ka thënë lamtumirë Superiores zyrtarisht, kur kanë metur ende edhe 3 javë nga fundi i sezonit.
Për Kukësin zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 24-t me Ibrahimin, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë, nga gjuajtja e Peposhit që u prit nga Harizaj, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me fillimin e pjesës së dytë Dragoshi dyfishon shifra duke i prerë shpresat vendasve për të marrë pike nga kjo ndeshje.

Pak minuta më pas Taipi çon shifrat e ndeshjes në 0-3, si për t’i dhënë goditjen e fundit fierakëve.


B.T (Dosja.al)

Shto Koment