Sport

VIDEO/ Të armatosur në shtëpinë e yllit, Mesut Ozil, policia prangos dy burrat

Janë arrestuar dy hajdutët pranë shtëpisë së yllit të futbollit, Mesut Ozil, të cilët tentuan të kryenin vjedhje.
Featured image of article: VIDEO/ Të armatosur në shtëpinë e yllit, Mesut Ozil, policia prangos dy burrat Pamje nga kamerat e sigurise ne shtepine e Ozil

LONDËR- Dy burra janë arrestuar jashtë shtëpisë së yllit të Arsenalit, Mesut Ozil, raportojnë mediat britanike.

Ferhat Ercan, nga Highgate dhe Salaman Ekinci, nga Tottenham, janë dy personat e arrestuar pranë shtëpisë së  Mesut Ozil.

Kjo ka bërë që Ozil të mos paraqitet të premten në ndeshjen e parë të Premier Ligës, në mënyrë që ylli i futbollit të ishte i sigurt.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Arsenalit, në lidhje me hajdutët e armatosur pranë shtëpisë së Ozil në Londër.

Nuk mbeti njeri i lënduar, por klubi ka kërkuar që përkohësisht, Ozil të qëndrojë jashtë ekipit.

Ndërkohë policia ka arritur në vendngjarje pas incidentit mes dy burrave dhe stafit të sigurimit në shtëpinë e Ozilit.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment