Aktualitet

VIDEO/ Tensionohet situata në kufirin me Kosovën, ndalohet dy të rinj që tentuan të kalojnë doganën

Por këto rregulla të reja janë bërë shkak për revoltimin e qytetarëve dhe 2 prej tyre janë prangosur.
Featured image of article: VIDEO/ Tensionohet situata në kufirin me Kosovën, ndalohet dy të rinj që tentuan të kalojnë doganën Momenti i shoqërimit

KUKËS– Situata në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë është tensionuar. Prej dy ditësh pala kosovare nuk lejon kalimin e shtetasve shqiptarë, pasi u kërkon certifikatë që nuk janë të prekur me COVID-19.

Por këto rregulla të reja janë bërë shkak për revoltimin e qytetarëve dhe 2 prej tyre janë prangosur. Siç shihet dhe në video, policia ka shoqëruar dy persona, të cilët kanë kundërshtuar urdhrin e Policisë Kufitare dhe kanë tentuar të kalojnë doganën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata vijon të mbetet e acaruar pasi qytetarët kërkojnë shpjegime pasi pengimi u duket absurd.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment