Përditësuar:
TIRANË- Ditën e djeshme efektivët e policisë janë përplasur disa herë me qytetarët, të cilët kishin dalë në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një moment gjatë protestës, njëri prej protestuesve godet me grusht pas shpine njërin prej efektivëve të policisë.
Menjëherë efektivët neutralizojnë të riun, ndërsa në konflikt përfshihen edhe disa qytetarë të tjerë. Sot Policia në një njoftim për media ka bërë me dije se shtetasi Endrit Mertiri, tashmë është arrestuar.
Aksioni për shembjen e godinës së TK, nisi 04:30 të mëngjesit, ku pati përplasje.
(G. Sh. Dosja.al)