Politike

VIDEO-TELEFONATA/ Rama merr kandidaten e Tiranës: Forca Bora shkrij çdo akull, mi ke parë këta të LSI-së? Muzhaqi: Studentët janë skeptikë, thonë ‘ç’na duhet politika’

Rama e pyet për punën, por më shumë përqëndrohet tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas Muzhaqit, LSI-ja s'është parë gjëkundi dhe ka humbur terren. Ndërsa studentët, sipas kandidates, janë skeptikë dhe shprehen se nuk duan të merren me politikë.
Featured image of article: VIDEO-TELEFONATA/ Rama merr kandidaten e Tiranës: Forca Bora shkrij çdo akull, mi ke parë këta të LSI-së? Muzhaqi: Studentët janë skeptikë, thonë ‘ç’na duhet politika’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me një nga kandidatët për deputetë. Këtë hrë në vazhdën e komunikimeve të tij, Rama ka zgjedhur të telefonojë Bora Muzhaqin, të renë që kandidon në Tiranë për deputete.

Rama e pyet për punën, por më shumë përqëndrohet tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas Muzhaqit, LSI-ja s’është parë gjëkundi dhe ka humbur terren. Ndërsa studentët, sipas kandidates, janë skeptikë dhe shprehen se nuk duan të merren me politikë.

Pjesë nga biseda: 

Bora Muzhaqi: Alo

Edi Rama: Bora, si je Bora?

Bora Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni

Edi Rama: Unë mirë jam, si shkon puna?

Bora Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Studentët vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë se thonë ç’më duhet politika, por ka dhe shumë që duhet të afrohen direkt, e kanë kuptuar se fati varet jo nga të tjerët, por nga ata vetë. Janë pozitivë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Ç’të duhet politika? Po nuk u morre me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?

Bora Muzhaqi: Në territor mirë. Zona gri, të ashtuquajturit të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia për të ecur përpara me reformat që kemi nisur. E kuptojnë tania ta.

Edi Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit duan më shumë, meritojnë të kërkojnë më shumë. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim, se ndryshe….. Po këta ç’a bëjnë xhavajdurët e LSI?

Bora Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, as në terren, as në ndonjë vend tjetër. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune, tani po e kuptojnë dhe po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë vërtetë dhe janë zhgënjyer.

Edi Rama: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt dhe më 25 prill duhet t’u japim dërmën.

Bora Muzhaqi: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet pozitive të vaksinimit, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë, sikur nuk ka më Covid-19. Vaksinimi po merret me me pozitivitet edhe nga qytetarët

Edi Rama: Forca Bora, forca (ahahahah) forca Bora, shkrij çdo akull. Të përqafoj fort e mirupafshim.

Bora Muzhaqi: Gjithashtu, mirupafshim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment