Sport

VIDEO/“Të pret Chiellini për darkë”,Suarez kalon me sukses provimin e gjuhës italiane, por tifozët e ngacmojnë

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Suarez e ka kaluar me sukses provimin e gjuhës italiane. Sulmuesit i është dashur një orë për t’ju përgjigjur provimit me shkrim dhe me gojë
Featured image of article: VIDEO/“Të pret Chiellini për darkë”,Suarez kalon me sukses provimin e gjuhës italiane, por tifozët e ngacmojnë Luis Suarez

PERUGIA-Luis Suarez ka kaluar me sukes provimin e gjuhës italiane këtë mëngjes në Perugia, duke u afruar më tepër me Juventusin. Sulmuesit uruguajan i duhet pasaporta italiane në mënyrë që të kalojë tek bardhezinjtë. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Suarez e ka kaluar me sukses provimin e gjuhës italiane. Sulmuesit i është dashur një orë për t’ju përgjigjur provimit me shkrim dhe me gojë. E pikërisht në raport me këtë lidhje të mundshme, tifozët që e kanë pritur në hyrje të universitetit të Perugias nuk i kanë kursyer batutën: “Të pret Chiellini për darkë”, duke iu referuar kafshimit të famshëm në Botërorin e vitit 2014-të ndaj mbrojtësit italian nga ana e uruguajanit.

Sipas “Mundo Deportivo”, megjithatë, Suarez ndihet i ofenduar nga Barça, e cila e ka ftuar lojtarin të kërkojë një ekip tjetër pa u shqetësuar se ka një marrëveshje për një vit tjetër.Por ajo që e zemëroi më shumë është fakti që klubi nuk ka ndërmend ta paguajë atë që i detyrohet për ndërprerjen e hershme të kontratës: të paktën 15 milionë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barcelona preferon ta mbajë lojtarin sesa të hedhë 15 milionë, duke marrë parasysh edhe situatën ekonomike të klubit. Vendimi për të shkuar në Perugia për të dhënë provimin e mban derën hapur për Juventusin. Të paktën deri në fillim të tetorit. Nëse jo, atëherrë do të flitet përsëri në janar.

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment