Sport

VIDEO/ Të premten luhet derbi i Berlinit, Hertha zbukuron qytetin me 60 mijë flamuj, por e pëson nga autoritetet

Tifozët e Hertha-s, kanë mbushur kryeqytetin gjerman me plot 60 mijë flamuj të skuadrës së tyre
Featured image of article: VIDEO/ Të premten luhet derbi i Berlinit, Hertha zbukuron qytetin me 60 mijë flamuj, por e pëson nga autoritetet Hertha Berlin

GJERMANI-Ditën e premte do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Hertha-s së Berlinit dhe Union Berlin. Si të gjitha ndeshjet derbi, edhe kjo pritet të jetë shumë e luftuar, teksa tifozët kanë nisur spektaklin në qytet.Tifozët e Hertha-s, kanë mbushur kryeqytetin gjerman me plot 60 mijë flamuj të skuadrës së tyre.

Një mënyrë kjo për të irrituar rivalët e qytetit, të cilët nuk kanë duruar dhe i kanë hequr disa flamuj.Në pamundësi për të qenë në stadium, tifozët e Hertha-s kanë gjetur një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Fushata Hertha BSC ishte nën moton “Ku flamujt janë blu dhe të bardhë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me flamujt e shpërndarë, klubi mund të dënohet për shkak se veprimi nuk u miratua nga autoritetet në Berlin, Hertha tani mund të dënohet me një gjobë, sipas raporteve të ndryshme të mediave.Tifozët e Herthas morën disa prej flamujve në shtëpi, ndërkohë ato të Union Berlin hodhën flamujt në koshat e plehrave.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment