Sport

VIDEO/ Te Juventus nis sfida e makinave luksoze, Ronaldo blen Ferrari, Dybala i përgjigjet me Lamborghini

Pas Cristiano Ronaldos që bleu një Ferrari Monza SP2 në fund të vizitës në Maranello edhe shoku i tij i skuadrës Paulo Dybala nuk mbetet pas duke prezantuar një perlë: Lamborghini Aventador S Roadster
Featured image of article: VIDEO/ Te Juventus nis sfida e makinave luksoze, Ronaldo blen Ferrari, Dybala i përgjigjet me Lamborghini Paolo Dybala dhe Cristiano Ronaldo

ITALI-Një super makinë çon në një tjetër në shtëpinë e Juventusit. Pas Cristiano Ronaldos që bleu një Ferrari Monza SP2 në fund të vizitës në Maranello edhe shoku i tij i skuadrës Paulo Dybala nuk mbetet pas duke prezantuar një perlë: Lamborghini Aventador S Roadster.

Argjentinasi ishte i ftuari special në impiantet e Sant’Agata Bolognese në fund të vitit të kaluar, ndërsa tani, disa muaj më vonë, një Aventador S Roadster i ri ka dalë nga linja e prodhimit, krijuar posaçërisht për kampionin e Juventusit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

740 kf super veturë ekskluzive

Ishte vetë Dybala që e zbuloi atë me një video të postuar në profilin e tij në Instagram. “Faleminderit, Lamborghini”, për të vendosur ato pak minuta në të cilat super vetura e tij e verdhë shihet qartë. Ende nuk dihet çmimi që ka shpenzuar sulmuesi për këtë makinë.

Islero, Countach dhe Urraco monton një motor V12 740 kf vigan i aftë të arrijë shpejtësi maksimale prej rreth 350 km / h dhe përshpejtim nga 0 në 100 km / h në vetëm 3.0 sekonda.Me pak fjalë, një perlë mjaft e vogël e krijuar nga Style Center, e cila sigurisht do të shkojë mirë me talentin e Dybala-s.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment