Sport

VIDEO/ Tani quajeni Xhaka “Boom”, mesfushori shqiptar mahnit me prezantimin kundër Gjermanisë, kapiteni lojtari më i mirë i ndeshjes

Në statistikat e lojtarit rezulton se futbollisti i Arsenal, kreu 70 pasime të sakta, 3 goditje në portë, 3 ndëryrje të sakta dhe nota në fund ishte 7.6 për të
Featured image of article: VIDEO/ Tani quajeni Xhaka “Boom”, mesfushori shqiptar mahnit me prezantimin kundër Gjermanisë, kapiteni lojtari më i mirë i ndeshjes Granit Xhaka

ZVICËR-Në përballjen ndaj Gjermanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve Granit Xhaka zhvilloi një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Zvicrës. Ndeshja luajtur në Basel përfundoi me rezultatin 1-1,ndërsa kapiteni i helvetëve zhvilloi një 90 minutësh mjaft të mirë.

Në statistikat e lojtarit rezulton se futbollisti i Arsenal, kreu 70 pasime të sakta, 3 goditje në portë, 3 ndëryrje të sakta dhe nota në fund ishte 7.6 për të. Ajo çfarë tërhoqi më tepër vëmendjen ishte pasimi i Xhakës, i cili  në minutën e 85-të kishte akoma energji në këmbët e tij dhe ja doli të krijonte një pasim të gjatë e të vështirë duke u dëhën mundësinë shokëve të skuadrës të shënonin.

 

Që në kohën kur Mikel Arteta mori rolin e trajnerit të Arsenal, Granit Xhaka ka rifituar formën e tij më të mirë.

 

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment