Sport

VIDEO: Talenti më i madh gjerman shënon sërish, vendos rekord absolut në Bundesligë

Gjermani është futbollisti i cili ka shënuar më shumë se kushdo tjetër në historinë e Bundesligës deri në moshën 21-vjeçare. Në vitin 2020 deri tani ai ka 15 gola dhe 7 asiste
Featured image of article: VIDEO: Talenti më i madh gjerman shënon sërish, vendos rekord absolut në Bundesligë Kai Havertz

Kai Havertz është talenti më i madh gjerman i momentit. 20-vjeçari luan te Bayer Leverkusen dhe vlen minimumi 70 mln euro.

Shifrat tregojnë se ai është lojtar special. Luan si mesfushor, por së fundmi po pozicionohet si sulmues. Atë e ndjekin klube të mëdha si Bayern, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Barcelona.

Havertz sot hapi ndeshjen kundër Augsburgut duke shënuar në minutën e 55-të. Gol normal, jo nga ata që shpesh shënon nga jashtë zone, por e sheh veten në kuotën e 35 golave me “Aspirinat”.

Gjermani është futbollisti i cili ka shënuar më shumë se kushdo tjetër në historinë e Bundesligës deri në moshën 21-vjeçare. Në vitin 2020 deri tani ai ka 15 gola dhe 7 asiste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

Shto Koment