Sport

VIDEO: Super formë pas karantinës, “Raketa” Roshi shënon golin e gjashtë sezonal në Rusi

Kjo ishte një transfertë e vështirë në fushën e Arsenal Tulas, gjatë së cilës sulmuesi 29-vjeçar ndihmoi skuadrën e tij për të fituar 2-0
Featured image of article: VIDEO: Super formë pas karantinës, “Raketa” Roshi shënon golin e gjashtë sezonal në Rusi Odise Roshi

Edhe pse skuadra e tij po lufton thjesht për mbijetesë, Odise Roshi po kalon një formë të mirë në kampionatin rus.

Sulmuesi legjionar i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e 7-të me fanelën e Akhmat Groznyt këtë sezon. Kësaj here ai gjeti rrjetën duke provuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ishte një transfertë e vështirë në fushën e Arsenal Tulas, gjatë së cilës sulmuesi 29-vjeçar ndihmoi skuadrën e tij për të fituar 2-0. Ekipi çeçen aktualisht renditet i treti nga fundi.

Etiketa:

Shto Koment